Të bësh biznes në Shqipëri sot është mision i lehtë dhe i pamundur njëkohësisht. Si gjendet sot tregu dhe cfarë vështirësish has një sipërmarrës i ri nëse vendos të ndërmarri një sipërmarrje? Një rrugë e gjatë midis formalizimit si mision dhe informalizimit si alternativa që Shqipëtarët për vite kanë përqafuar. A jemi edukuar ne si popull për konkurrencë të ndershme apo investohemi në mekanizma që nxisin të kundërtën?
Cfarë ofron shteti për ta bërë më të thjeshtë dhe mbështetëse rrugën për një biznes të ri? Aftësitë menaxheriale si ndikojnë në konsolidimin e shëndetshëm të biznesit? Në prag sezoni turistik si gjendet biznesi? Për të folur për këto dhe shumë të tjera kemi të ftuar sot: Profe.Assoc. Rezart Prifti, i cili sjell në këtë episod ekperiencën profesioniale duke dhënë këndvështrimin e tij mbi mënyrën sesi mund të zhvillohet biznesi!




