Në këtë episod të Proligj Podcast do të trajtojmë nga këndvështrimi profesional i Gazetares Rudina Xhunga etikën në gazetari. Themeluesja e platformës “Dritare” vjen në Proligj për të sjellë kritikën e shëndetshme për mënyrën sesi zhvillohet sot gazetaria. Pse media nuk ka filtra të shëndetshme në publikimin dhe shpërndarjen e informacioneve? Viraliteti si opsion i modernizimit dhe si problemi kryesor i shoqërisë tonë.
Cfarë e bën të shëndetshme dhe etike një media? Cilat janë format që duhet të lejohet të publikohet një lajm? Publikimi i të dhënave personale në media si bie ndesh me ligjin dhe si duhet që autoritet përkatëse të kontrollojnë shkeljet që bëhen? Ky është një episod për të reflektuar mbi atë që është informacion i shëndetshëm dhe atë kategori informacioni që i bën dëm shoqërisë.#proligjpodcast#dritare




