Në këtë episod të 27 të “ProLigj Podcast” flasim për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për këtë qëllim kemi të ftuar Znj.Besa Velaj, e cila përfaqëson institucionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale! Cfarë janë të dhënat personale sipas ligjit, si përpunohen dhe si mbrohen ato? Cila është fusha e zbatimit të Ligjit 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”? Kush është subjekt i të dhënave personale, sa kohë mbahen të dhënat personale dhe si ekzekutohen ?
Cili është institucioni kompetent për rastet e shqyrtimit të ankesave të qytetarëve në rastet e cënimit dhe keqpërdorimit të të dhënave personale? Cili është roli i Komisionerit në konsolidimin e ekulibrave midis “Kontrolluesit” dhe “Subjektit të të Dhënave Personale”? Si funksionon ligjërisht video survejimi dhe cfarë karakteristikash ka? Kur ligjërohet përpunimi i të dhënave personale? Kundravajtje administrative cfarë konsiderohet dhe penalitetet? Për këto dhe shumë të tjera na ndiqni në këtë episod të #proligjpodcast




