Ligji nr. 74/2025 “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese” është një nga aktet më të rëndësishme në fushën e mjedisit dhe ekonomisë qarkulluese në vitet e fundit. Ai ndryshon logjikën tradicionale të menaxhimit të mbetjeve, duke kaluar përgjegjësinë nga shteti dhe bashkitë te prodhuesi që vendos produktin në treg. Ky është një instrument tipik europian, i lidhur drejtpërdrejt me procesin e integrimit dhe me parimin ‘ndotësi paguan’. Në thelb, ligji synon të krijojë një sistem financiar dhe organizativ që garanton grumbullimin, riciklimin dhe trajtimin e mbetjeve në mënyrë të strukturuar dhe të monitoruar. Sfida tani nuk është vetëm ligji në letër, por mënyra se si ai do të zbatohet në praktikë. Çfarë ndryshon realisht me këtë ligj në raport me mënyrën se sijanë menaxhuar deri tani mbetjet në Shqipëri?
Cilat kategori produktesh preken konkretisht nga ky ligj dhe cilët operatorë ekonomikë do të ndjejnë efektin e tij? Çfarë do të thotë në praktikë ‘përgjegjësi e zgjeruar e prodhuesit’? A është kjo një taksë e re apo një sistem i ri përgjegjësie? Si funksionon SHPZP-ja dhe pse prodhuesit pritet të bashkohen? Si llogaritet kontributi financiar dhe a ekziston rreziku që kykostim të transferohet te konsumatori? Çfarë ndodh nëse një SHPZP nuk përmbush objektivat e riciklimit? A kemi mekanizma realë ndëshkimi? Si do të bashkëpunojnë SHPZP-të me bashkitë dhe a është infrastruktura aktuale e gatshme për ndarjen në burim? Si është ky ligj krahasuar me atë Europian dhe sa i përafruar është me Direktivën 2008/98/KE?”




