Dëmshpërblimet nga aksidentet rrugore dhe forcat madhore! | Av. Greta Ambeli

Flasim në këtë episod të ProLigj Podcast për aplikimin e dëmshpërblimeve nga aksidenteve rrugore me pasojë dëme materiale apo shëndetësore. Cfarë duhet të dini nëse përfshiheni në një aksident me apo pa faj? Kur duhet të vijë policia në vendngjarje? Cfarë ndodh nëse vendosni të vetrregulloni automjetin pa njoftuar kompaninë e sigurimeve? Cfarë është Regjistri Europian i Aksidenteve? Polica TPL si aplikohet?

Nëse ka ndodhur një aksident me pasojë ndërrimin e jetës si duhet të veprojnë trashëgimtarët ligjorë? Në rastet e sigurimeve vullnetare si kryhet procedura e dëmshpërblimit? Dëmshpërblimet nga forcat madhore tërmete, zjarre, përmbytje cfarë duhet të dini? Këto dhe shumë të tjera i gjeni në këtë episod të #proligjpodcast .

Join the discussion