Sfidat e një avokati! | Av. Ledio Braho

Flasim në këtë episod të Proligj Podcast për profesionin e Avokatit. Në tregun aktual ku po zhvillohet një qasje e re për Avokatët përballë drejtësisë së re, si paraqitet pozita e profesionit të lirë të Avokatisë. Cfarë prodhoi për Avokatët drejtësia e re? Sa efektiv dhe i shpejtë është sistemi i drejtësisë sot? Harta e re gjyqësore si ndikoi tek puna e avokatëve dhe cfarë sjell për shpejtësimin apo ngadalësimin e procesve gjyqësore?

Për cfarë shërben roli i Avokatit për qytetarët apo bizneset? Cfarë duhet të dini nëse ju nevojitet një shërbim avokatie, si bëhen marrëveshjet me Avokatët? Nëse ju zgjidhni një Avokat dhe në një fazë të caktuar kërkoni të mos vazhdoni shërbimin cfarë duhet të dini? Këto dhe shumë të tjera i diskutojmë në këtë episod të #proligjpodcast.

Join the discussion