Në episodin e katërt të Proligj Podcast, flasim për një nga çështjet më të ndjeshme sociale dhe më të rëndësishme në të drejtën familjare – divorcin dhe pasojat ligjore që ai sjell.
Çfarë ndodh pas zgjidhjes së martesës? Si ndahen pasuritë e përbashkëta dhe cfarë nuk konsiderohet pasuri e përbashkët? Cili nga prindërit merr kujdestarinë e fëmijëve? Dhe si përcaktohet pensioni ushqimor për fëmijët apo për ish-bashkëshortin? Çfarë ndodh në ato raste që prindi nuk ekzekuton detyrimin ligjor për pension ushqimor?




